Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 August 2026
Vizion fokus

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë...

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon më shumë...

Papa Leo XIV surprizon botën e modës, “Vanity Fair”...

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha komenton shkarkimin...

“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka këmbëngulur t’i...

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë Kievit, evakuohen...

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret djalin 11-muajsh...

Rama mbledh sot të deleguarit për Tiranën dhe deputetët...

Mbi 600 të vdekur dhe mbi 2,400 të zhdukur...

A do të varroset Ratko Mlladiç me nderime ushtarake...

SHBA, Pfizer kërkon autorizim për përdorim të ilaçit kundër Covid-19 

17 Nëntor 10:52

Kompania Pfizer të martën kërkoi nga rregullatorët amerikanë që të autorizojnë ilaçin e saj eksperimental për trajtimin e Covid-19, duke i hapur rrugën fillimit tëmundshëm këtë dimër të një trajtimi premtues të virusit në shtëpi.

Kërkesa e kompanisë Pfizer vjenë në një kohë kur infeksionet e reja po rriten sërish në Shtetet e Bashkuara, të nxitura kryesisht nga përhapja e virusit në shtetet ku moti më i ftohtë po i detyron amerikanët të mblidhen në ambiente të mbyllura.

Ilaçi i kompanisë Pfizer ka treguar gjatë provave klinike se ul ndjeshëm shkallën e shtrimeve në spital dhe atë të vdekjeve të njerëzve të infektuar me koronavirus. Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve tashmë po shqyrton një ilaç konkurrues të kompanisë Merck dhe disa prodhues më të vegjël të ilaçeve pritet gjithashtu të kërkojnë autorizim për ilaçet e tyre të trajtimit të koronavirusit në muajt e ardhshëm.

“Ne po ecim sa më shpejt që të jetë e mundur në përpjekjet tona për ta dërguar këtë trajtim të mundshëm në duart e pacientëve dhe ne mezi presim të punojmë me FDA-në në shqyrtimin e kërkesës sonë”, tha përmes një deklarate shefi ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla.

Në mënyrë të veçantë, Pfizer dëshiron që ilaçi të jetë i disponueshëm për të rriturit që kanë infeksione të lehta deri në mesatare me Covid-19 dhe janë në rrezik të sëmuren rëndë. Kjo është e ngjashme me mënyrën se si aktualisht përdoren ilaçet e tjera për të trajtuar sëmundjen. Por të gjitha ilaçet aktuale për trajtimin e COVID-19, të autorizuara nga FDA-ja, duhet të jepen përmes injeksioneve nga personeli shëndetësor në një spital ose klinikë.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Ilaçeve do të zhvillojë një takim publikpër ilaçin Merck më vonë këtë muaj për të marrë mendimin e ekspertëve të pavarur përpara se të marrë vendimin e saj përfundimtar. Agjencisë nuk i kërkohet të thërrasë takime të tilla dhe nuk dihet ende nëse ilaçi i kompanisë Pfizer do t’i nënshtrohet një shqyrtimi të ngjashëm publik.

Disa ekspertë parashikojnë se ilaçet për trajtimin e COVID-19 përfundimisht do të kombinohen për të mbrojtur më mirë njerëzit nga efektet më të rënda të virusit./VOA

Posted Under:
Bota Kronike Kryesoret
Tagged:
covid 19 Ilaç pfizer pilula

Nga e njëjta kategori

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet më dronë disa rajone, mes të vrarëve edhe fëmijë

më shumë...

Papa Leo XIV surprizon botën e modës, “Vanity Fair” e rendit mes 70 personave më elegantë në botë

më shumë...
Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku

Burg për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarit të policisë që u kap me Agasin i bllokohen armët me leje

më shumë...

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë Kievit, evakuohen mbi 200 banorë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

3:42

Nga farat e kungullit te spinaqi, zbuloni...

3:18

Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet...

3:06

Kurti takon udhëheqësit e Luginës, akuzon Serbinë...

2:46

Viktima nga sulmet në Ukrainë, Rusia godet...

2:25

Niko Peleshi mbledh deputetët e Korçës, kërkon...

2:11

Ndezi zjarr në fshatin Tërbaç, por flakët...

2:09

Papa Leo XIV surprizon botën e modës,...

Ergys Agasi dhe Uljan Shpataraku
1:37

Burg për Uljan Shpatarakun, ish-zyrtarit të policisë...

1:21

“Po bëhet një kalë i ngordhur”, Berisha...

Foto ilustruese
12:54

Kontrolle në Pukë dhe Fushë-Arrëz për drogë,...

12:44

Operacioni në Korçë, kush është personi me...

12:35

“Rama po mbron Agasin”, Berisha: Kryeministri ka...

12:23

Droni rus godet një depo eksplozivësh pranë...

12:04

DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel...

11:43

Situatë kritike nga zjarri në fshatin Sllatinë...

11:26

Rikualifikohet qendra e kimioterapisë në Vlorë, ministrja...

11:19

Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai...

10:57

“Ia vlejti”! Tragjedi në SHBA, nëna vret...

10:38

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën i...

10:23

Banorët e Patosit në protestë, kundër shkrirjes...

Më të klikuarat

  • Arrestohet “Doktori”, furnizonte klientët me lëndë narkotike...
  • E shtuna shënon fundin e temperaturave “afrikane”, qytetet m...
  • DETAJE/ Punonte si kamarier në një hotel në Golem, 18-vjeçar...
  • Katër persona i dhunuan nipin 18-vjeçar, xhaxhai merr kallas...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.