E hënë, 5 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA pas sulmit të Iranit: Jemi gati të ofrojmë mbështetje shtesë për Izraelin

Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë “mbështetje shtesë mbrojtëse” për Izraelin pasi Irani gjuajti raketa  ndaj aleatit të Uashingtonit, tha sot një zyrtar ushtarak amerikan.

“Forcat tona ndodhen në vend dhe do të ofrojnë mbështetje shtesë për të mbrojtur forcat amerikane të dislokuara në rajon”, tha zyrtari në kushte anonimiteti.

Reklamë

Biden: SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Izraelin të mbrohet

Presidenti amerikan tha më herët se vendi i tij është i gatshëm të ndihmojë Izraelin të mbrohet kundër sulmeve iraniane dhe të mbrojë personelin amerikan në rajon.

SHBA-të po dërgojnë mijëra trupa në Lindjen e Mesme, siç njoftoi më herët Pentagoni amerikan, me qëllim për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur Izraelin nëse është e nevojshme.

Skuadriljet e avionëve luftarakë dhe personeli i tyre do të përforcojnë praninë e tyre në rajon, tha një zëdhënës i Pentagonit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë