E martë, 22 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA njofton 8 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

SHBA pritet të shpallë një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 8 miliardë dollarë, sipas dy zyrtarëve amerikanë.

Administrata Biden ishte në negociata urgjente me Kongresin për të siguruar tërheqjen e deri në 5.6 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën përpara 30 shtatorit, kur përfundon viti aktual fiskal.

Një paketë e dytë që do të shpallet të enjten përfshin 2.4 miliardë dollarë ndihmë në kuadrin e programit të Iniciativës së Ndihmës për Sigurinë e Ukrainës (USAI), i cili i lejon qeverisë amerikane të blejë armë për Ukrainën nga kompanitë, në vend që t’i tërheqë ato nga stoqet ushtarake amerikane./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë