SHBA-ja do të ofrojë një ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën me vlerë 275 milionë dollarë për të mbështetur luftën e saj kundër Rusisë.

 

 

Ndihma përfshin armë shtesë, municione dhe pajisje nga stoqet e SHBA-së, si dhe katër antena për komunikimet satelitore, njoftoi të premten Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

 

Kjo e çon ndihmën totale ushtarake amerikane për Ukrainën në 18.5 miliardë dollarë që nga fillimi i mandatit të presidentit Joe Biden në janar 2021.

 

 

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se po punohet gjithashtu për të përmirësuar aftësinë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës. “Dy sistemet e mbrojtjes ajrore me bazë tokësore NASAMS që Uashingtoni ka premtuar do të dergohen në Ukrainë muajin e ardhshëm”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *