Subscribe

Vala e zemërimit ndaj policisë amerikane, pas vrasjeve te dy personave me ngjyre, nuk ndalet. Protestat jane shtrire ne te gjithe vendin. Mijëra njerëz me parulla ne duar, kane dale neper rruge, duke bere thirrje per drejtësi dhe ndalje te sulmeve raciste te agjenteve ndaj afro-amerikaneve. Ne Atlanta, Houston, New Orleans, San Francisko, Feniks e Nju Jork protestuesit kane marshuar duke bllokuar edhe qarkullimin ne rruge. Protestat përgjithësisht kane qene paqësore, por ne Feniks disa demonstrues hodhën gurë ndaj policisë, qe përdori spraj per shpërndarjen e tyre. Mediat raportojnë per qindra arrestime ne qytete te ndryshme. Protestat jane nxitur nga organizata “Jeta e njerëzve me ngjyre vlen”. Drejtues te saj, ndonëse kane dënuar vrasjen e policeve ne Dallas, deklaruan se manifestimet e planifikuara do te vazhdojnë. Vrasjet e afro-amerikaneve kane sjelle përçarje dhe jane bere shkak per protesta te shumta gjate viteve te fundit ne Shtetet e Bashkuara, por vrasjet e dokumentuara përmes videove te publikuara ne rrjetet sociale kane sjelle reagim me te madh te njerëzve.
Përveç debatit per sulmet racore te policisë, sulmet me arme ndaj pjesëtareve te forcave te rendit kane rikthyer gjithashtu çështjen e mbajtjes se armeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *