Subscribe

SHBA vendos sanksione ndaj personave të përfshirë në korrupsion dhe në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

 

Shtëpia e Bardhë publikoi këtë të martë një urdhër të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, që kërkon bllokimin e pasurisë për këdo zyrtar të korruptuar, që ka kryer krime lufte apo ka penguar marrëveshjet ndërkombëtare.

 

Mes vendeve ku do të aplikohen sanksionet bën pjesë edhe Shqipëria.

 

“Korrupsioni kudo dëmton drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve dhe aleatëve tanë. Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të promovuar llogaridhënien dhe për të luftuar pandëshkueshmërinë për ata që përfshihen në korrupsion të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor dhe në të gjithë botën. Korrupsioni u shërben interesave të atyre pak personave që përfshihen në të, për xhepat e tyre dhe për interesat e tyre personalë, jo interesat e vendit dhe qytetarëve. Korrupsioni zbeh rritjen ekonomike, lehtëson krimin e organizuar dhe minon besimin në proceset demokratike. Këto forca hapin derën për kundërshtarët tanë strategjikë për të minuar demokracinë, për të penguar progresin drejt një qeverisje efektive dhe të përgjegjshme dhe për të parandaluar rajonin e Ballkanit Perëndimor nga arritja e integrimit të plotë në institucionet transatlantike. Ata lejojnë individët të shfrytëzojnë shtetin e dobët të ligjit dhe të përfitojnë nga korrupsioni në kurriz të qytetarëve të zakonshëm. Ata përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. Urdhri që Presidenti po nënshkruan sot:

-Nënvizon angazhimin e gjatë të Shteteve të Bashkuara për zbatimin e marrëveshjeve dhe institucioneve të pasluftës të krijuara pas shpërbërjes së ish Republikës së Jugosllavisë;

-Zgjeron ‘fashën’ e sanksioneve, duke përfshirë aktivitete që lidhen kërcënimin e paqes, sigurisë, stabilitetit ose integritetit territorial të çdo zone ose shteti në Ballkanin Perëndimor; minimi i proceseve demokratike ose institucioneve në Ballkanin Perëndimor; përfshirja në abuzime serioze të të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor; dhe përfshirja në korrupsion në lidhje me Ballkanin Perëndimor;

-Fusha gjeografike e Ballkanit Perëndimor përfshin territorin e ish Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë.

E gjithë pasuria e personave të caktuar në përputhje me këtë urdhër që janë ose vijnë brenda Shteteve të Bashkuara janë bllokuar dhe personave të ShBA-së zakonisht u ndalohet të përfshihen në transaksione me ta. Përveç kësaj, individët e sanksionuar nën këtë urdhër do t’iu ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara ose mbajtja e vizës amerikane.”

 

Lista e personave që sanksionohen me këtë urdhër do të publikohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 

Pak jave me pare, Departamentit amerikan i Shtetit nepermjet sekretarit Blinken shpalli non-grata ish kryeministrin Sali Berisha, te cilin mes te tjerash SHBA e akuzon per korrupsion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *