Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo Vallecanon 

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë të qëndrojnë...

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep detaje mbi...

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të Bashkisë

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më...

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më kokë

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr kreun e...

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD dega Vlorë:...

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku ka përfunduar...

SHBA, ligjvënësit kërkojnë garanci që ndihma për Ukrainën nuk do të keqpërdoret

30 Mars 16:48

Që kur Rusia filloi sulmin ndaj Ukrainës më shumë se një vit më parë, Shtetet e Bashkuara kanë ndarë rreth 113 miliardë dollarë ndihma ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, duke e bërë atë një ndër ndihmat më të mëdha të miratuara nga qeveria amerikane. Zyrtarët siguruan ligjvënësit të mërkurën, se paratë po monitorohen rreptësisht për t’u siguruar që ato po përdoren ashtu siç ka parashikuar Kongresi. Zëri i Amerikës bisedoi me disa ligjvënës mbi shqetësimet e tyre për këtë çështje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i përsërit shpesh thirrjet për ndihmë.

 

“Ne jemi në luftë dhe kemi nevojë për para”, thotë ai.

 

Ndihma amerikane prej 113 miliardë dollarësh ka ndihmuar në financimin e luftës kundër forcave ruse, një kosto që shumë ligjvënës amerikanë thonë se është e justifikuar.

 

“Përpjekja jonë nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën dhe qytetarët e saj. Kjo është një luftë për mbrojtjen e demokracisë anembanë botës dhe për njerëzit e lirë që i rezistojnë autokratëve brutalë si Putini”, thotë ligjvënësi demokrat Gregory Meeks.

 

Megjithatë, ka shqetësime nëse fondet po shpenzohen siç duhet në mes të kaosit të një lufte.

 

“Unë mbështes një kontroll 100% të fondeve. Unë dua transparencë absolute për çdo dollar të shpenzuar”, thotë ligjvënësi republikan Cory Mills.

 

Vitin e kaluar, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i shkruajnë një çek të bardhë Ukrainës. Tre ekspertë të qeverisë amerikane, që mbikëqyrin ndihmën, u thanë ligjvënësve të mërkurën, se nuk ka raste të vërtetuara mashtrimi deri më sot.

 

“Taksapaguesit amerikanë duhet të ndihen të sigurtë, se çdo hap i këtij procesi është i bazuar në parimin e besimit dhe verifikimit. Është në interes të popullit të Ukrainës që të mos ketë ndonjë shpërdorim të pajisjeve, sepse kjo do të zemëronte publikun amerikan”, thotë ligjvënësi republikan Joe Wilson.

 

Por disa republikanë shprehën shqetësimin rreth ndihmës së Shteteve të Bashkuara për pagat dhe pensionet e qeverisë ukrainase, veçanërisht pasi shumë amerikanë po përballen me vështirësi ekonomike.

 

“Si nuk mund të shihet kjo si një ndihmë për pagat e zyrtarëve të qeverisë ukrainase që bëjnë pazar në Paris, apo një vend tjetër?”, pyet ligjvënësi republikan Warren David.

 

Zyrtarët thonë se paratë jepen vetëm pasi të miratohet arsyeja e përdorimit të tyre. Në fillim të kësaj jave, një propozim i Senatit që gjithë ndihma të kalojë përmes një zyre mbikqyrjeje, nuk u miratua.

 

“Le të krijojmë një mbikëqyrës qeveritar, jo dy, tre, apo 20. Të kemi një zyrë qeveritare për të mbikëqyrur çdo cent që shpenzohet në Ukrainë, e cila do t’i raportonte Kongresit dhe popullit amerikan se si po shpenzohen paratë e tyre të fituara me vështirësi”, thotë ligjvënësi republikan Josh Hawley.

 

Ky propozim mund të rikthehet për diskutim gjatë debatit mbi një raund të ri ndihmash për Ukrainën më vonë këtë vit.

 

“Kongresi është një qendër e ideve. Dhe këtu është një vend i mirë për debate. Por unë mendoj se populli i Ukrainës ka nevojë për mbështetjen tonë, ata e meritojnë mbështetjen tonë”, thotë ligjvënësi republikan Chris Smith.

 

Të mërkurën, Shtetet e Bashkuara njoftuan një pako të re ndihmash ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën./voa

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Fonde SHBA Ukraine

Nga e njëjta kategori

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

më shumë...

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën sjell më shumë fuqizim ekonomik e social për qytetarët

më shumë...

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes dhe perëndimit

më shumë...

U “zhduk” para syve të policisë, dalin pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:16

Mbappe me dopietë, Real Madrid shkatërron Rayo...

10:53

Vetëvendosja merr vendimin për të votuar Çitakun...

10:47

Dita e 105-të e protestës, qytetarët vijojnë...

10:27

Shpërthimi me tritol në Shkodër, policia jep...

10:21

Terrorizuan Gjermaninë, identifikohen autorët

10:02

Tronditet Shkodra, shpërthen tritoli në afërsi të...

9:58

“Territorialja”, Rama: Bashkimi i Vlorës me Selenicën...

9:34

Aksident në Orikum, makinat përplasen kokë më...

9:08

Teuta nuk ndalet, mund Vorën dhe merr...

8:57

Protesta kundër Muzeut të Hebrenjve, reagon PD...

8:39

Ju kujtohet ish-sulmuesi i Milanit? Ja ku...

8:34

Pse gërhitja e partnerit mund të ndikojë...

8:08

Barazim spektakolar mes Lazios e Milanit

7:57

Pabarazia e pensioneve në Gjermani, mes lindjes...

7:40

U “zhduk” para syve të policisë, dalin...

7:26

Gjykatësi amerikan: Trump ka shkelur ligjin me...

7:20

Zelensky shpreh gatishmërinë për tu takuar me...

6:59

Gjykata e Vlorës i jep fund bojkotit:...

6:51

Aksident në Selenicë, makina del nga rruga...

6:17

Gjashtë gola dhe spektakël, Dinamo feston në...

Më të klikuarat

  • Aksident në rrugën “Bardhyl” në Tiranë, makina përplaset me...
  • Viktima Erald Xhejo Vrau me thikë bashkëmoshatarin në Pirg, dënohet me 12 vite b...
  • Arratisje si në filma në Greqi, “policët” e rremë i zënë pri...
  • Atentat, djegie makinash e trafik droge, kush është Gentian...
  • Foto ilustruese Tronditet Kamza, shpërthim me tritol në derën e shtëpisë së...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.