Një raport i departamentit të Sigurisë amerikane, zbuloi se qeveria kineze fshehu qëllimisht kërcënimin e koronavirusit nga bashkësia ndërkombëtare, në favor të ekonomisë së vendit.

Sekretari i shtetit, Mike Pompeo i konfirmoi të dhënat duke thënë se Partia Komuniste Kineze është përgjegjëse për pandeminë.

MIKE POMPEO

SEKRETAR I SHTETIT AMERIKAN

“Kina kan një histori të gjatë të infektimit të botës.Ky është një kërcënim i vazhdueshëm, një pandemi e vazhdueshme. Dhe Partia Komuniste Kineze vazhdon të bllokojë hyrjen e botës perëndimore, të bllokojë shkencëtarët më të mirë, për të kuptuar saktësisht se çfarë ndodhi. Ka prova të qarta se coronavirusi e ka origjinën nga një laborator në qytetin kinez Ëuhan, aty ku dhe nisi përhapja e COVID-19”

Komentet e Pompeos vijnë pasi administrata Trump po formulon një plan afatgjatë për të ndëshkuar Kinën.

Presidenti të enjten kundërshtoi komunitetin e inteligjencës dhe pretendoi se kishte parë prova që i japin atij një “shkallë të lartë besimi” se Covid-19 e kishte origjinën në një laborator në Wuhan, por nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pohimin e tij.SHBA kanë numrin më të lartë të vdekjeve në botë nga pandemia, më shumë se 66 mijë viktima.

Rreth gjysma e shteteve kanë rihapur pjesërisht ekonomitë e tyre në fundjavë ndërsa kreu i hstëpisë së barhdë është shprehur optimist se vaksina do të mund të prodhohet deri n ëfudn të këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *