E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA-ja nën pushtetin e dëborës, mbeten pa energji elektrike mbi 300 mijë banorë

SHBA-ja është pushtuar nga moti i keq me stuhi dhe ngrica.

Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illinois, Kentucky, Ëest Virgina këtë të hënë.

Për pasojë, energjia elektrike u ndërpre duke lënë pa drita mbi 300,000 amerikanë.

Rreshjet e dendura të dëborës, akulli dhe erërat e forta kanë goditur këto shtete, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike për shtëpi dhe biznese.

Virginia është shteti më i goditur, me më shumë se 114,000 konsumatorë pa energji. Shtete të tjera gjithashtu po përballen me ndërprerje të gjera të energjisë: 79,000 në Kentucky, 52,000 në Ëest Virginia, 35,700 në Illinois dhe 32,100 në Missouri.

Vazhdo të lexosh

Reklamë