E premte, 13 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA-ja kërkon ekstradimin nga Anglia të Julian Assange

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar themeluesit e Wikileaks, Julian Assange për një nga rrjedhjet më të mëdha të sekreteve qeveritare.

Britania e Madhe do të vendosë nëse do të ekstradojë Assange, për tu përballur me akuzat e Departamentit për Drejtësi të SHBA-së. Autoritetet amerikane e akuzojnë Assange për komplot me ish-analisten e zbulimit amerikan, Chelsea Manning, për të shkarkuar bazat e të dhënave kompjuterike.

Ai mund të dënohet deri në pesë vjet burg në SHBA nëse shpallet fajtor për akuzat e komplotit.

Avokatja e tij, Jennifer Robinson tha se ata do të luftojnë kundër kërkesës për ekstradim. Ajo tha se është vendosur një “precedent i rrezikshëm” ku çdo gazetar mund të përballet me akuza të SHBA–së për “botimin e informacionit të vërtetë rreth Shteteve të Bashkuara”.

Reklamë

Policia angleze e arrestoi themeluesin e Wikileaks-it, Julian Assange brenda ambasadës së Ekuadorit .

Policia tha se u ftuan në ambasadë nga ana e ambasadorit të Ekuadorit pasi paraprakisht qeveria e këtij vendi e tërhoqi statusin e azilit për Julian Assange.

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se arrestimi i Julian Assange tregon se “askush nuk është mbi ligjin”.

Në anën tjetër, presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi se nuk ka ndonjë opionin lidhur me arrestimin e Assange.

Assange është fshehur në Ambasadën e Ekuadorit në Londër që nga viti 2012, për të iu shmangur ekstradimin në Suedi ku akuzohej për sulme seksuale dhe pretendimet për përdhunimet e dy grave në vitin 2010.

Prokurorët suedezë e liruan nga akuzat gjatë vitit të kaluar, por Assange ishte ende subjekt i një urdhër arresti britanik për shkelje të rregullave të lirimit me kusht në vitin 2012.

Ai fillimisht u mirëprit në ambasadë, por pasi në Ekuador pati ndryshime në përbërjen e qeverisë, autoritetet filluan të reduktonin kontaktet e tij me të huajt dhe të zvogëlonin qasjen e tij në Internet.

Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, tha se e tërhoqën azilin diplomatik për shkak të shkeljeve të përsëritura të konventave ndërkombëtare./ R.E.L

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë