Subscribe

Gjatë vizitës së tij në New York, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Në fokus të takimit ishte puna e Shqipërisë gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit si dhe përpjekjet për rigjallërimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ministri Hasani e siguroi sekretarin Guterres për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e ligjit ndërkombëtar, kartën e OKB-së dhe garantimin e llogaridhënies.

Fundi i vitit 2023 shënon përmbylljen e mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit rë Kombeve Të Bashkuara./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *