E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

SHBA: Gëzuar festën e çlirimit! Nderim sakrificave që i dhanë formë historisë

Një ditë pas festës së Pavarësisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës uruan sërish Shqipërinë, këtë herë për Ditën e Çlirimit.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ambasada shkruan së është koha për të nderuar sakrificat dhe festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë.

“Këtë vit, Shqipëria shënon 80 vjet nga çlirimi i saj prej pushtimit nazist në Luftën e Dytë Botërore, kohë për të nderuar sakrificat dhe për të festuar qëndrueshmërinë që i dha formë historisë së saj. Gëzuar 80-vjetorin e Çlirimit, Shqipëri”, thuhet në urimin e ambasadës.

Në këtë ditë të shënuar, mesazhe kanë ardhur edhe nga përfaqësi të tjera diplomatike. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë