Subscribe

Dy ditë pasi paketa antishpifje mori votën pro të 82 ligjvënësve, vjen reagimi i Shteteve te Bashkuara.

I ftuar në konferencën kombëtare të organizuar nga Avokati i Popullit me temë  kryesore liria e shprehjes, Daniel Koski, i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane në vendin tonë, kërkoi që Shqipëria te mos kthehet 30 vite pas, ku fjala e lirë të çonte në burg.

 

DANIEL KOSKI

I NGARKUARI ME PUNE I SHBA NE SHQIPERI

 

…Duke lejuar fjalën fyese, përveç rasteve ekstreme, ne ngulim këmbë që shoqëria jonë të mos jetojë në frikën e fjalëve. Nuk është thjesht të përcaktosh kufirin midis fjalës së pranueshme dhe fjalës që provokon dhunë. Jemi këtu për të shqyrtuar kufijtë e fjalës së lirë. Unë thjesht ju kërkoj që ta vendosni atë kufi në mënyrë të gjerë dhe pa frikë….

 

 

BRIAN WILLIAMS

KOORDINATORI I PERHERSHEM I OKB NE SHQIPERI

 

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka shprehur përmes komisionerit të saj për fjalën e lirë në Gjenevë, që i është paraqitur edhe parlamentit që vetë rregullimi i medias është më i miri, ndëshkimi duhet të jetë proporcional dhe gjykimet duhet të bëhen nga gjykatat e pavarur, për shkak të vijës delikate midis gjuhës së urrejtjes dhe fjalës së lirë.

 

Ndërsa Presidenti i Republikës, Ilir Meta foli për një përkeqësim të lirisë së medias, rikthimin e protestave të gazetarëve dhe largimin e tyre, por nuk mbajti asnjë qëndrim ndaj paketës antishpifje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *