E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

SHBA dhuron 100 mijë dollarë pajisje hetimore për BKH: Luftoni krimin e korrupsionin

Gjatë vizitës që pati të enjten në SPAK, ambasadorja amerikane Yuri Kim dhuroi edhe 100 mijë dollar pajisje hetimore për Byronë Kombëtare të Hetimit.

 

Njoftimin e dha ambasada e SHBA-së në Tiranë, që zbardhi edhe mesazhin e Kim për hetuesit e BKH-së. Kërkesa e saj për ta është që të angazhohen në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

 

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi SPAK, ku qeveria amerikane dhuroi dje mbi 100,000 dollarë në pajisje hetimore për BKH-në. Ambasadorja përgëzoi grupin e hetuesve, aktualisht në trajnim, të cilët u përzgjodhën nga qindra aplikantë pasi përfunduan me sukses një proces shumë selektiv dhe rigoroz, që përfshinte testime me shkrim, verbale, dhe të aftësisë fizike; verifikime të pasurisë, si dhe kontrolle të së kaluarës dhe integritetit të tyre. Ajo përsëriti mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe i nxiti ata të këmbëngulin në punën e tyre të vështirë, e cila është thelbësore për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë