E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA dhe Koreja e Veriut, po përgatiten për takimin Trump-Kim

Përfaqësuesi i Posaçëm amerikan për Korenë e Veriut, Stephen Biegun ka deklaruar se bisedimet me Korenë e Veriut që u mbyllën të premten në Phenian për përgatitjen e takimit të dytë të nivelit të lartë me Korenë e Veriut më 27-28 shkurt, ishin produktive.

 

Ndërsa presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh më herët në Twitter se takimi i tij me udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong Un do të mbahej në kryeqytetin e Vietnamit, Hanoi.

 

Reklamë

Nga ana tjetër departamenti amerikan i Shtetit është shprehur se zoti Biegun ka rënë dakord të takohet me homologun e tij koreano-verior, Kim Hyok Chol, të paktën një herë para se të mbahet takimi i nivelit të lartë, duke shtuar se gjatë tre ditëve bisedime në Phenian, Biegun dhe Kim.

 

“Diskutuan për të hedhur hapa përpara lidhur me angazhimet e Presidentit Trump dhe kryetarit Kim nga takimi i Singaporit, lidhur me çnuklearizimin e plotë, transforimimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut dhe vendosjen e një paqeje afatgjatë në Gadishullin korean”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë