E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA-Britani sulmojnë rebelët, grupi “Houthi” në Jemen ishte kthyer në tmerrin e anijeve tregtare në Detin e Kuq

Pas një akumulimi të gjatë tensionesh në Detin e Kuq, SHBA dhe Britania e Madhe kanë sulmuar bazat e rebelëve Houthi në Jemen.

Kjo kundërpërgjigje vjen pas agresionit të këtij grupi ndaj anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare. Dhjetëra objektiva të rebelëve janë shkatërruar, ndërsa operacioni u mbështet edhe nga Australia, Kanadaja, Holanda e Bahreni.

Reklamë

Presidenti amerikan, Joe Biden deklaroi se sulmet kishin për qëllim të demonstronin se SHBA-ja dhe aleatët e saj “nuk do të tolerojnë” agresionin e pandërprerë të grupit militant në Detin e Kuq.

“Këto sulme kanë rrezikuar personelin amerikan, marinarët civilë dhe partnerët tanë, kanë rrezikuar tregtinë dhe kanë kërcënuar lirinë e lundrimit. Më shumë se 50 vende janë prekur në 27 sulme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare. Ekuipazhet nga më shumë se 20 vende janë kërcënuar ose janë marrë peng në akte pirateria. Më shumë se 2,000 anije janë detyruar të devijojnë mijëra milje për të shmangur Detin e Kuq – gjë që mund të shkaktojë javë të tëra vonesa në kohën e transportit”, tha Biden.

Reklamë

Ndërkohë  kryeministri britanik Rishi Sunak tha se sulmet ishin të nevojshme dhe proporcionale.

“Ne kemi ndërmarrë veprime, të nevojshme dhe proporcionale në vetëmbrojtje, së bashku me Shtetet e Bashkuara…për të degraduar aftësitë ushtarake Huthi dhe për të mbrojtur anijet globale”, tha Sunak.

Nga ana tjetër  Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor i rebelëve Huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sjellin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë