E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

SHBA-BE reagojnë për “5 qershorin”: Kjo marrëeveshje është ligj, palët të vijojnë diskutimet

“Valë” reagimesh nga ndërkombëtarët pas miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit këtë të enjte në Parlament. Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim tha se ky pakt është ligj.

“Marrëveshja e 5 qershorit është ligj tani. Përfshirja dhe transparenca duhet të jetë normë për aksione nacionale të rëndësishme. Është mirë të shohësh Këshillin Politik të rikthehet në bisedime për gjëra shtesë. Të gjitha palët duhet të marrin pjesë në diskutime me mirëbesim, të vazhdojnë përfshirjen dhe transparencën.”

Reklamë

Ndërsa ambasada amerikane deklaroi se ky miratim e çon Shqipërinë një hap më pranë Bashkimit Evropian.  

“Shtetet e Bashkuara mirëpresin miratimin nga Parlamenti të legjislacionit për reformën zgjedhore që kodifikon marrëveshjen e 5 qershorit të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore. Ky akt respekton marrëveshjen e bërë nga të gjitha partitë dhe e çon Shqipërinë një hap tjetër përpara drejt Bashkimit Evropian. Përgëzojmë të gjitha partitë që u siguruan që marrëveshja e 5 qershorit u arrit, u respektua, dhe u zbatua në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente. Kjo mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente duhet të jetë një normë për ndërmarrjen e akteve të rëndësishme kombëtare.”

Nga ana tjetër, ambasadori i BE, Luigi Soreca nënvizoi se tashmë Shqipëria përmbushi një nga kushtet kryesore për anëtarësimin.

“BE mirëpret miratimin nga Parlamenti të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, në përputhje me marrëveshjen politike të arritur më 5 qershor. Kjo përmbush një nga kushtet kryesore për të filluar negociatat e anëtarësimit në BE, siç thuhet në konkluzionet e Këshillit të 25 marsit 2020. Dispozitat e reja legjislative do t’i japin Shqipërisë një kuadër zgjedhor me integritet dhe standarde transparence më të larta, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.”

Ai theksoi se ndryshimet shtesë nuk duhet të dëmtojnë frymën dhe rezultatet e marrëveshjes së 5 qershorit.  

Më shumë video

Reklamë