I deleguari i Departametit Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer deklaroi se SHBA do ti japë 5 milione dollarë ndihmë Shqipërisë për procesin e rindërtimit.

Palmer bëri të ditur se një pjesë e vogël e parave do të përdoren për rregullimin e monumenteve të kulturës që u dëmtuan nga tërmeti.

Palmer përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë e tij për mënyrën sesi kanë menaxhuar tërmetin dhe situatën pas kësaj fatkeqësie natyrore. Ai tha se SHBA do të qëndrojë afër Shqipërisë gjatë gjithë procesit të rindërtimit.

Edhe Zvicra vendosi të japë një shumë të konsiderueshme, plot 9 milionë euro ndihmë për rindertimin e disa zonave në Shqiperi të dëmtuara nga tërmeti.

Holanda konfirmoi gatishmërinë për të dhënë 3 milionë euro ndihma për Shqipërinë e po ashtu edhe Norvegjia me 2.1 milione euro.

500 mijë euro ndihma garantoi Azerbajxhani ndërsa 500 mije euro do të jepen nga UNICEF për të rregulluar kopshte dhe shkolla të dëmtuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *