Ministri Shtetit për Sipërmarrjen Eduard Shalsi ka deklaruar se qeveria është në krah të biznesit dhe se po e mbështet atë në rrugën e investimeve.

 

I ftuar në studion e emisionit të mëngjesit “7pa5”, Shalsi komentoi gjithashtu edhe situatën e vështirë politike në vend.

 

Ai tha se qeveria e ka shtrirë njëherë dorën për bashkëpunim dhe do vijojë të kërkojë dialogun me opozitën.

 

Duke u ndalur tek djegia e mandateve nga ana e opozitës, ministri Shalsi tha se ky veprim do të dëmtojë procesin e integrimit të vendit por nga ana tjetër theksoi se veprimi I opozitës ka të bëjë dhe me çështjen e reformës në drejtësi.

 

I pyetur nëse do të ketë një opozitë të re, Shalsi pohoi se opozita në vend nuk do të zhduket duke cënuar demokracinë por do të vijojë të jetë në Parlament me fytyra të reja apo me parti të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *