Këngëtarja me famë botërore, Shakira ka folur për lidhjen e saj që tanimë i përket të shkuarës me ish-partnerin, Gerard Pique.

Në një intervistë për Sunday Times, këngëtarja 47-vjeçare foli për jetën me Piqu, përpara së lidhjes së tyre 11-vjeçare t’i vinte fundi në qershor 2022.

“Për një kohë të gjatë e lashë karrierën time në pritje për të qenë me Gerardin që ai të luante futboll, ” tha Shakira për ish-in e saj, me të cilin ka dy fëmijë, Milan, 11 dhe Sasha, 9 vjeç.

“Ka pasur shumë sakrifica për dashurinë”, shtoi këngëtarja, e cila këtë muaj do të publikojë albumin e saj të fundit, Las Mujeres Ya No Lloran.

Shakira dhe Pique u takuan për herë të parë në vitin 2010 në xhirimet e videoklipit të këngëtares “Waka Waka (This Time for Africa)”.

Ata më vonë konfirmuan lidhjen e tyre në rrjetet sociale në mars 2011. Në janar 2013, ata u bekuan me djalin e tyre të parë dhe fëmija i tyre i dytë lindi dy vjet më vonë në janar 2015.

Pas 11 vitesh së bashku, çifti njoftoi ndarjen e tyre në një deklaratë të përbashkët në qershor 2022./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *