Subscribe

Përveç sporteve fizike, tashmë në shkollat e kryeqytetit pjesë e tyre do të jetë edhe sporti i Shahut. Këtë gjë e bëri të ditur kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i pranishëm në edicionin e 6- të ndërkombëtar të shahistëve Frankofonë.

 

Erion Veliaj: “Është shumë mirë që të rinjtë po merren me sporte fizike, me basketboll, futboll, volejboll, por edhe sporti i mendjes është po aq i rëndësishëm. Ndaj, mezi pres që, bashkë me presidentin Shalsi, të hartojmë një program për të gjitha shkollat tona, si një mundësi fantastike për të rinjtë, të ndjekin kurse shahu në shkollat komunitare”.

 

Veliaj shtoi se zhvillimi i këtij turneu në tiranë është një përpjekje për të sjellë më shumë kulturë dhe përkushtim ndaj sportit të shahut te gjenerata e re.

 

Më vjen mirë që tradita që solli administrata 2000-2011 në Tiranë, po vazhdon në këtë administratë të re, për të çuar në një nivel më të lartë ambicien që kemi për Tiranën, e cila nuk është vetëm në infrastrukturë, por mbi të gjitha kulturë. Kjo e sotmja është një përpjekje për më shumë kulturë dhe më shumë përkushtim ndaj një sporti të veçantë, që do na përgatisë edhe gjeneratën e ardhshme të mençur të shqiptarëve”.

 

Bashkia e kryeqytetit synon që ta kthejë këtë kampionat në një stacion të përvitshëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *