Kryetarja e PD Dega 9, Eda Grimci, e ftuar në Quo Vadis këtë të enjte komentoi LIVE zgjedhjen e Endrit Shabanit si Avokati i ri i Popullit.
Ajo tha se ky ishte një urdhër partiak. Sipas saj, ky post u kap nga Edi Rama, nuk është post i Endrit Shabanit.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ditën e sotme Manja tha se ne nuk propozuam asnjë kandidat, i kërkuam opozitës të sillte kandidatët. Ishte autogol i PD?
Grimci: Manja nuk e ka problem të gënjejë. Në Komisionin e Ligjeve është rënë dakord që një deputet nuk mund të japë firmën për më shumë se 1 kandidat. Ka pasur një debat të madh pse u dhanë firmat për Shabanin. E sqaroi Berisha se të gjithë ata që donin të aplikonin, që të marrësh firmën, pastaj aplikon. Të ndodhur në këto kushte, ku ishin 2 aplikantë dhe ne ishim në momentin që kërkonim mbështetjen për Florian Binajn, deputetët iu dhanë mundësinë 22 aplikantëve të aplikojnë.
Borakaj: Si ka mundësi që Jola Hysja nuk mori dot 28 vota, dhe Endri Shabani mori 35?
Grimci: Jola Hysaj i mori votat.
Borakaj: Jo, nuk i mori, nuk ishte… për shkak të 1 vote.
Grimci: Pse, shkak vote ose afati?
Borakaj: Jo, për shkak të 1 vote.
Grimci: Askush nuk mund të mendojë që vota i është dhënë Shabanit dhe jo Hysajt.
Borakaj: Ky është fakt. A ka brenda PD njerëz të Soros që mbështetën Endri Shabanin?
Grimci: Shabani nuk është kandidat vetëm i Sorosit, por edhe i Ramës. Ai është një tradhtar. Avokatin e Popullit e kapi Edi Rama. Donte ta kapte edhe këtë pozicion Edi Rama dhe e kapi.





