E hënë, 16 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Sfida me Shqipërinë, Levandovski vlerëson kuqezinjtë: Ata janë një skuadër e fortë

Ylli i Barcelonës dhe Polonisë, Robert Levandovski ka folur për sfidën e playoff-it që kombëtareja polake do të luajë me Shqipërinë në 26 mars.

Sulmuesi polak ka folur me superlativa për kombëtaren shqiptare, duke theksuar se nuk duhet nënvlerësuar aspak, pasi është një skuadër e mirë.

“Duhet të shënojmë një gol më shumë. Nuk mund të krahasoj këtë ndeshje me atë të 2023. Shqipëria është gjithnjë një skuadër e fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë që të mos e lejojmë që ajo të marrë avantazhin. Ndeshjet në transfertë janë gjithnjë të vështira. E respektojmë atë. Kjo është finalja jonë e parë dhe nuk ka vend për gabime, shpresojmë që të luajmë mirë që të kalojmë në finalen e dytë”, tha Levandovski.

37-vjeçari foli dhe për emocionet e tij në prag të kësaj ndeshjeje.

“Së fundmi, mendoj se emocionet e mia kanë qenë ndryshe në krahasim me të kaluarën. Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Ndoshta mund t’i kontrolloj këto emocione më mirë”, -tha Robert Levandovski.

Vazhdo të lexosh

Reklamë