Dhjetëra mjekë, specialistë, pedagogë, shkencëtarë, përfaqësuese të institucioneve publike dhe shoqatave për transplantin u mblodhën së bashku në një konferencë dy ditore për të diskutuar, mbi sfidat dhe mundësitë në fushën e transplantit, për të theksuar nevojën e bashkëpunimit të ngushtë si dhe krijimin e strukturave sa më të avancuara për ofrimin e kujdesit shëndetësor cilësor për pacientët shqiptarë.
E pranishme në këtë konferencë ishte edhe zv.ministrja e shëndetësisë Entela Ramosacaj e cila gjatë fjalës së saj e vuri theksin tek ndërtimi i praktikave të mira europiane dhe investimi i qëndrueshëm në infrastrukturë për të gjithë ata pacientë të cilët kanë nevojën e kryerjes së një transplanti.
“Çdo transplant fillon me një donator, një skuadër, një pacient. Suksesi i punës tonë nuk qëndron në izolimin por në bashkëpunimin.Transplantimi nuk është vetëm nje arritje kombëtare, është më shumë angazhim në më shumë vende”, tha Entela Ramosacaj.
Po ashtu ekspertët pjesëmarrës theksuan rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit me Shqipërinë në fushën e transplantit të organeve ndërsa shprehën angazhimin për të mbështetur vendim tonë në mënyrë të vazhdueshme, përmes identifikimit të nevojave konkrete.
“Ne jemi veçanërisht të interesuar për të nxitur bashkëpunimin, është një pjesë e rëndësishme e BE-së, historisë dhe trashëgimisë sonë. Ne dëshirojme të thellojmë më tej vlerësimin e nevojave në lidhje me trajnimin, ndërgjegjësimin e publikut, duke bërë analiza më të thella. Gjëja më e rëndësishme kur ti identifikon një problem është që ta zgjidhësh atë dhe fuqia e këtij workshop është aftësia e njërzëve të cilët me të vërtet përfshihen që të identifikojnë se cilat janë problemet dhe përpiqen të gjithë së bashku ti japin një zgjidhje dhe sigurisht të kenë edhe ndihmën e vendeve të cilët e kanë të zhvilluar transplatin”, u shpreh Devi Mey, drejtuese ekzekutive e Shoqatës Evropiane për Transplantin e Organeve.
“Unë vi nga Bologna, Itali dhe shikojmë që ka disa pacientë të cilët vinë nga Shqipëria në Itali për transplant. Aktualisht kemi 2 pacientë të cilët janë në listëpritje për transplant dhe njëri punon në Shqipëri. Mendoj që nëse Shqipëria punon për të forcuar bashkëpunimin me vendet të tjera mund të ndërtojë një rrjet të qëndrueshëm”, deklaroi Luciano Potena, drejtor i Shoqatës së Transplantit, Spitali Akadmik Bolognal.
Elvana Rista, mjeke nefrologe tregon se kjo nismë e re ballkanike ka për qëllim përmirësimin e cilësisë duke e bërë ate të krahasueshme me standardet europiane.
Konferenca dy ditore shënoi një hap të rëndësishëm drejt avancimit të kujdesit shëndetësor dhe forcimit të rrjetit bashkëpunues në fushën e transplantimit.
/vizionplus.tv




