Albano, Roberti dhe BabyG nuk iu bashkuan fermerëve të tjerë në sfidën e mbjelljes së misrit, e cila iu caktua gjatë javës nga Agai. Si pasojë, Agai i dënoi me punë në fermë, që përfshinin pastrimin e stallave dhe mjelia e lopëve dhe dhive.

Situata e krijuar shkaktoi debat gjatë spektaklit, ku disa fermerë kritikuan tre të dënuarit për mosangazhimin e tyre në sfidë.

Kritikat nuk janë pritur mirë, pasi Roberti, BabyG dhe Albano janë shprehur se morën dënimin dhe e kryen atë.

Pjesë nga debati:

Ditea: Na ngeli gjithë barra ne, u larguan fermerët e tjerë, u zhdukën. Një mungesë komunikimi dhe bashkëbisedimi me njëri-tjetrin

Roberti: Si po krahasoni një të hedhur fare me mjel lopët. Kemi bërë gabim, jemi dënuar. Ta fut lopa brinjve të çon në Durrës.

Ditea: Bravo Robert e more spektaklin. Po të më lije të mbaroja fjalën nuk do merrje flakë kot. Na ngeli gjithë barra ne, u larguan fermerët e tjerë, u zhdukën. Një mungesë komunikimi dhe bashkëbisedimi me njëri-tjetrin

Fjoralba: Fakti që Agai ua la të lirë detyrat, nuk do të thotë që nuk duhet të merrnit pjesë. Të gjithë fermerët që nuk morën opjesë u dënuan. Është më e lehtë apo më i rëndë dënim se vendosni ju

Baby G: Ne kemi dalë keq se nuk kemi bërë punët dhe ju po dikni keq se ne nuk kemi marrë dënimin e duhur

Renisi: Më parë nuk i bënte kush bisht punëve. Unë ndenja deri në gjysmë. Dënimi është kryer. Duhet të ulemi të gjithë të ndajmë detyrat

Roberto: Valeri erdhi veç nga fundi na ndihmoi tek mjelja e lopës, kur po kryenim dënimin

Albano: Është viti 2024 kanë mbaruar gjyqet publike për dënimet që duhet të marrim. Vendos Agai jo komunistët

Megjithatë, fermerët e tjerë u shprehën se dënimi duhej të ishte edhe më i ashpër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *