Sevim Arbana një nga akivistet për të drejtat e njeriut është vënë në shënjestër të mediave për shkak të një deklarate për kryeministrin Edi Rama.

Në një nga emisionet e Adi Krastës, Sevimi delkaroi që kryeministri Rama ka pickuar një nga ish minister e tij.

Sonte Sevim Arbana ishte e ftuar në emisionin  Vizioni I Pasdites në Vizion Plus ku sqaroi deklaratën e saj dhe për gjyqin që ka me kryeministrin Rama.

“Unë pash një skenë ishte në Sheraton një mbledhje për strategjinë e fëmijeve, mbledhje rutine. Unë isha me bashkëshortin dhe në një moment, ishin dy ish deputete te Partisë Socialiste dhe Kryetari i asaj kohe Edi Rama ishte në mes.  Kishte filluar mbledhja ishin në këmbë dhe se cfarë i thotë kjo ish deputetja kryeministrit të ardhshëm dhe ja fut një të pickuar dhe nuk pati mundësi t’i thoshte ndonjë gjë tjetër dhe ia bëri me shenjë. Nuk ka rëndësi emri, kishte akti që bëri ky njeri që mua më bëri shumë përshtypje. Ajo nuk reagoi dhe ju mbushën syt me lot.  Kjo qe skena! Më ka kërkuar 10 mln lekë të vjetra”, -ka deklaruar Sevimi Arbana

Arbana tha që është në një process gjygjësor dhe ende nuk ka filluar si proces, dhe e quan këtë proces si një farsë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *