Me nismë të kërkuar nga opozita, President i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol u shkarkua këtë të shtunë nga Parlamenti pas përpjekjes së tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, një veprim që tronditi kombin.
Numri i ligjvënësve që mbështetën shkarkimin ishte 204 pro, me 85 kundër.
Lexo edhe :
Megjithatë fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese të vendit, brenda një afati gjatë mujor. Në rast se Kushtetuesja vendos në favor të parlamentit, Presidenti largohet përfundimisht dhe shpallen zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri i vendit është emëruar tashmë në vend të Presidentit, ndërsa Presidenti do të qëndrojë në detyrë por me kompetenca presidenciale të pezulluara.
I zgjedhuri I ri premtoi përpjekjet maksimale për të siguruar stabilitet pas shkarkimit të kreut të shtetit.
I konsideruar si një i mbijetuar i ashpër politik, por i izoluar gjithnjë e më shumë, Yoon Suk Yeol është përfshirë në skandale dhe konflikte personale, duke sjellë përçarje brenda partisë së tij.
Qindra mijëra qytetarë që u mblodhën ndërkohë në Seul, mbështetën shkarkimin e parlamentin dhe u shprehën shpresëplotë se edhe Gjykata Kushtetuese do ta bëjë një gjë të tillë.
Yoon tronditi Korenë e veriut në 3 dhjetor, kur futi në fuqi ligjin ushtarak për të çrrënjosur ato që ai i quajti forcat anti-shtetërore dhe për të goditur kundërshtarët politikë.
Por, ai e anuloi atë 6 orë më vonë pasi parlamenti sfidoi vendimin en tij dhe ushtrinë. Kjo situatë e ka zhyrtyr vendin në një krizë politike në dy javët e fundit.






