Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
22 August 2026
Vizion fokus

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje...

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të Kosovës, kërkohët...

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe...

Sulmi rus në një qendër tregtare në Ukrainë, 16...

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%, Carney: Do...

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund luftës me...

Begaj në hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, pritet...

“Urdhër-arresti për Netanjahun”, Turqia e akuzon për krime lufte!...

Vrasja e turistit në Ksamil, Gjykata lë në burg...

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin

Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve

20 Janar 14:08

Presidentit i Republikës, Bajram Begaj, i drejtoi sot një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar.

Në fokus të mesazhit të tij është apeli për vijueshmërinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin më 11 maj të një procesi zgjedhor të drejtë e të sigurt dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it,  rritjen e cilësisë së demokracisë, stabilitetin ekonomik e politik, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Presidenti i Republikës e konsideron të pazëvendësueshëm rolin e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje deputetëve të nisin një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon.

Më poshtë, mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë:

Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon.

Shqipëria ka hedhur tashmë hapa vendimtarë drejt integrimit evropian. Viti që lamë pas shënoi një moment historik për rrugëtimin e saj: çeljen e negociatave teknike me Bashkimin Evropian.

Ky hap i rëndësishëm në procesin e integrimit është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për përparim dhe reforma, të cilat jo vetëm kanë marrë shumë energji dhe përkushtim, por edhe kanë dhënë më shumë forcë, besim, optimizëm e frymëzim.

Në çdo hap që kemi hedhur, çelësi i suksesit ka qenë i qartë. Ai qëndron te dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirja.

Kuvendi i Shqipërisë ka rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi madhor.

Ai duhet të kontribuojë në thellimin e reformave që përafrojnë legjislacionin tonë me acquis communautaire.

Roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm edhe për përmirësimin e cilësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e territorial në respekt të burimeve natyrore të vendit, për kujdesin shëndetësor, për forcimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në të gjitha nivelet, si dhe për përshtatjen me risitë teknologjike e inovacionin.

Këto janë veç disa prej sfidave kryesore, ndërsa shumë të tjera mbeten të sillen në sallën e parlamentit me argumente, kthjelltësi dhe bashkëpunim për të gjetur zgjidhje.

Reformat e ndërmarra duhen ndjekur hap pas hapi, shërbimet duhet të përmirësohen pa humbur vëmendjen dhe pa neglizhuar prioritetet.

Puna e pandërprerë për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sociale, është punë për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më të integruar në familjen evropiane.

Situatat gjeopolitike na kujtojnë se kemi nevojë për cilësi të demokracisë, stabilitet ekonomik e politik dhe zhvillim të qëndrueshëm, jo vetëm si qëllim në vetvete, por edhe në funksion të rolit të shqiptarëve si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Shqipëria dhe Kosova si shtete, dhe të gjithë shqiptarët, nuk mund veçse të jenë aleatët më të besueshëm në rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, sepse ky është detyrimi ynë historik.

Shpreh mirënjohje që u dhatë mundësi shqiptarëve të Diasporës të përfshihen në jetën politike të vendit dhe të kontribuojnë me votë për të mirën e përgjithshme.

Sesioni i ri parlamentar përkon me zgjedhjet e datës 11 maj. Është e kuptueshme që agjenda politike e zgjedhjeve të jetë në qendër të vëmendjes.

Zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme në një demokraci.

Ato testojnë pjekurinë e forcave politike dhe të institucioneve, ndaj le të përpiqemi t’i japim vendit një proces zgjedhor të drejtë e të sigurt, ku të garojnë alternativat, ku votuesi të respektohet, ku vota të shërbejë për të zgjedhur, ku fituesi reflekton modesti e përgjegjësi, dhe humbësi vetëpërmbajtje.

Ju ftoj që këtë proces ta kryejmë me maturi, paqe dhe respekt për vlerat demokratike.

Shpreh besimin se i kemi të gjitha mundësitë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it.

Ky nuk është opsion, është detyrimi që ka klasa politike ndaj shqiptarëve.

Cilësia e zgjedhjeve duhet të tejkalojë çdo ndasi e të mbizotërojë mbi çdo interes partiak.

Ky objektiv duhet të jetë i përbashkët dhe i panegociueshëm.

Bashkë me urimin për punë të mbarë në këtë sesion të ri parlamentar, le të mirëpresim mundësitë që janë hapur në horizont, të ndërtojmë mbi arritjet që na bashkojnë dhe të frymëzohemi nga modelet që mbartin atdhedashuri, vizion, paqe dhe mirësi.

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
Bajram Begaj Deputetë Mesazh

Nga e njëjta kategori

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në makinë, arrestohet 40-vjeçari

më shumë...

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil ishte “vrasje shtetërore”, 3 punonjës policie mbrojtën autorin

më shumë...

I vihet tritol makinës së 41-vjeçarit në Laknas, policia nis hetimet

më shumë...

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj ndan fotot nga fëmijëria me dedikimin emocionues

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

1:56

Tiranë/ Qarkullonte me pistoletë dhe municion në...

1:29

Berisha: Vrasja e turistit portugez në Ksamil...

1:09

I vihet tritol makinës së 41-vjeçarit në...

12:39

Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj...

12:05

Opozita hyn në sallën e Kuvendit të...

11:50

Durrës/ Arrestohet 57-vjeçari i shpallur në kërkim...

11:34

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Gjykata vlerëson...

11:15

Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e...

11:07

E rëndë në Kosovë/ Po luante me...

10:52

U kap në flagrancë nga droni duke...

10:15

Fluks i lartë në Kapshticë, rreth 6...

10:13

Situata me zjarret në vend, 32 vatra...

9:50

Vijon operacioni për shuarjen e zjarreve në...

9:42

Zjarr i madh gjatë natës në Gjyralë...

9:01

Sulmi rus në një qendër tregtare në...

8:42

Dështojnë negociatat SHBA-Kanada, Trump vendos tarifa 50%,...

8:31

E keni të vështirë të ngriheni nga...

8:20

Presidenti i Iranit: Koha t’i japim fund...

8:13

Parashikimi i moti për këtë të shtunë,...

10:48

Rukola, aleatja e re kundër shtimit në...

Më të klikuarat

  • VIDEO/ Tension para Gjykatës së Sarandës, e afërmja e Sokrat...
  • “Vish një bluzë!” Klientja nxirret nga zyra për veshjen e “p...
  • “Sokrat Vata me shokë po ngacmonin një vajzë”, z...
  • Tragjike/ Ariu tërheq zvarrë nga tenda e kampingut dhe vret...
  • E keni ditur? Ja pse nuk duhet ta pini më ujin që keni harru...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.