Pas Gjirokastrës, LSI kërkon të shpallet i pavlefshëm rezultati edhe në Qarkun e Beratit.

 

Këtë të diel, partia e Monika Kryemadhit ankimoi në KAS rezultatin me pretendimin se 80 vota të LSI janë shpallur të pavlefshme.

 

Sipas saj, në disa qendra votimi janë gjetur fleta votimi pa vula dhe shton se në çdo ZAZ ka patur tentantiva për votim të dyfishtë.

 

Për këto arsye, LSI kërkon që të përsëritet procesi i votimit në Berat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *