Mision i realizuar dhe pse me vështirësi dhe ne nje moment edhe pak frike. Roma mundi Benventon 5-2  ne javën e 24 te serise A duke parakaluar Lacion ne vendin e trete ne renditjen e përgjithshme. Një sfide e filluar jo mire ne Olimpiko me te zotet e shtëpisë qe e pane veten ne disavantazh qe ne minutën e 7 pas golit te Guillerme.  Gjithsesi skuadra e teknikut Di Francesko arriti te kthente gjithçka ne baraspeshe ne minutën e 26 me Fazio. Pjesa e dyte mjaft e mire per vendasit te cilet kaluan per here te pare ne avantazh ne minutën e 59 me Xheko ndersa tre minuta me vone Under shenoi golin e trete. Ishte pikërisht talenti turk qe gjeti përsëri rrjeten ne minuten e 75 perpara se Brinjola nje minute me vone te ngushtonte diferencën. Ne minuten e dyte te shtesës Defrel ktheu ne gol nje penallti pas topit te prekur me dore nga Berat Gjimshiti. Futbollisti i kombëtares shqiptare ishte nje nga lojtaret me te dobët ne kete ndeshje i vlerësuar me notën 5 nga media italiane.

 

Lion i largohet gjithmonë dhe me shume zones champions. Ne javen e 25 te kampionatit francez skuadra e teknikut Genesio pesoi nje rezultat befasues ne shtepi 0-2 nga Ren. Golat per miqtë u shënuan nga nje per çdo pjese. Fillimisht Kazri gjeti rrjeten qe ne minuten e 5 ndërsa Lea ne minuten e trete te shtesës vulosi rezultatin përfundimtar 2-0. Lion ndodhet ne vendin e katert ne renditjen e përgjithshme me 48 pike, 4 me pak nga Marseja dhe 5 nga vendi i dyte Monako.

 

Valencia mundi Levanten ne derbi 3-1 ne javën e 23 te kampionatit spanjoll duke mbajtur vendin e trete ne klasifikimin e përgjithshëm. Nje pjese e pare e mbyllur ne barazim ne Mestaja ku fillimisht ishte Santi Mina  ne minutën e 17 qe shenoi per vendasit ndërsa nje minute me vone barazoi Postigo per Levanten. Ne pjesen e dyte te zotet e shtëpisë shenuan dy gola me Luciano Vieto dhe Pareho nga pika e bardhe e penalltise.  Armando Sadiku nuk ishte as ne stolin e rezervave per Levanten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *