Pas tre fitoreve radhazi, Lazio u mposht në transfertën e Bolonjës nga skuadra vendase në duelin hapës të javës së 11 të Serie A e cila u transmetua në Tring.

 

Vijon moment i shkëlqyer i kuqebluve në klasifikim, të cilët kanë arritur të kapin përkohësisht Napolin në vendin e pestë në klasifikim.

 

Rotacioni në formacion ndikoi për keq tek skuadra e Sarrit, e cila pa Xakanjin dhe Imobilen në majë të sulmit ishte shumë e vakët në fazën ofensive.

 

Në tërësinë e vet pjesa e parë nuk pati shumë emocione, vetëm një tentativë me kokë e Romanjolit, një gjuajtje pa pretendime e Castellanos dhe pastaj në fund një tentativë e kuqebluve vendas me zirkzë.

 

Nisja e pjesës së dytë ishte ajo që vendosi ndeshjen.

 

Një aksion i Salemakers dhe një prekje të topit nga zirkzë i dha mundësi skocezit Ferguson që të shënonte golin e avantazhit, gol që në fakt do ti jeptë tre pikë skuadrës së trajnerit Tiago Mota, sepse Lazio nuk pati fuqi reaguese të fortë në Renato dal Ara.

 

Sot kampionati Italian do të shoh të impenjuara një pjesë të madhe të ekipeve pretendente, ku spikat supersfida Atalanta-Inter,  por edhe ndeshjet Milan Udinese dhe Salerntiana-Napoli, takime që transmetohen në Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *