Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ish gjeneralit të policisë serbe, Goran Radosvaleviç, i njohur si Guri, për shkak të përfshirjes së tij në vrasjen e tre shqiptaro amerikanëve në vitin 1999.

 

Vendimi është marrë në bazë të një ligji që i mundëson sekretarit të shtetit që kur ka informacione të qëndrueshme se zyrtarët e huaj janë përfshirë në korrupsion ose shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, t’u ndalohet hyja e tyre dhe familjarëve të tyre në Shtetet e Bashkuara.

 

Kundër Radosavleviçit, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit, ekzistojnë dëshmi të besueshme se është përfshirë në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, tre shqiptaro amerikanë, në vitin 1999.

 

Ndalimi përfshinë edhe gruan dhe të bijën e Goran Radosavleviçit.

 

Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, ishin pjesëtarë të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkatësisht të batalionit Atlantiku, i përbërë nga shqiptarë që jetonin në Shtetet e Bashkuara, e të cilët ju bashkuan luftës në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *