I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajcak udhëtoi drejt Serbisë. Ai u takua me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç, ndëra fokusi i diskutimeve ishte zbatimi i marrvëshjes mes Prishtinës dhe Beogradit.
Pas dy orësh bisedime me emisarin, presidenti serb deklaroi se në nje kohë të dytë do të këtë një dalje publike për të parashtruar kërkesat e vendit të tij, ndërsa ka hedhur akuza dhe për bashkësinë ndërkombetare.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në 72 orët e ardhshme do t’i adresohem publikut për ato që bashkësia ndërkombëtare nuk ka përmbushur dhe për ato që Serbia kërkon, dhe synon të bëjë. Ne do tju përgjigjemi me masa serioze.Serbia është gjithmonë pro dialogut”, tha Vuçiç.
Sipas Vuçiç, kryeministri i Kosoves Albin Kurti kërkon që të persekutojë popullin serb.
“Do të kemi shumë takime të rëndësishme sepse duhet të luftojmë për pozitën e Serbisë në botë, të kërkojmë aleatë. Ne do të bëjmë gjithçka që është e mundur për këtë çështje. Është e qartë që Kurti dëshiron shkatërrimin dhe persekutimin e popullatës serbe”, tha Vuçiç.
I dërguari i posacem i BE-së, Lajçak nuk u prononcua për mediat, ndërsa më herët gjatë vizitës në Kosovë ka deklaruar se është arritur pajtueshmëria për raundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviç, por nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet ky takim./vizionplus.tv