Subscribe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar ngritjen e aktakuzës  nga Prokuroria speciale per 45 personat për sulmin terrorist në Banjskë. Sipas tij kjo mund të kishte ndodhur më herët.

“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht, siç thotë populli, më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës”, tha Kurti.

Ai është shprehur se do të insistojnë vazhdimisht që të dorëzohet Radojiçiç tek autoritetet e Kosovës dhe të tërhiqet letra e ish kryeministres të Serbisë, Ana Bërnabiç.

“E para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Së dyti duhet ta tërheqin atë letrën e ish-kryeministres Bërnabiç më të cilën ajo ka hequr dorë nga zotimi i Serbisë prej marrëveshje bazike dhe marrëveshje së zbatimit, duke thënë se nuk e pranon pavarësinë, nuk e respekton integritetin territorial dhe nuk do ta pranojë ulësen e Kosovës në OKB”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës theksoi se duhet të nënshkruhet marrveshja bazike në mënyrë që të tregohet mirëbesimi  si një garanci juridike për zbatimin e saj./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *