“Serbia po tenton destabilizimin e Kosovës”/ Ministri: Sulmet me kallash e granata ndaj policisë, akte terroriste

Policia e kosovës veri të vendit është sulmuar këtë të premte me kallashnikov, dhe granatë dore. Ne një konferencë të jashtëzakonshme, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e cilësoi sulmin si një akt terrorist se synon të frikësojë autoritetet kosovare.
XHELAL SVEÇLA
MINSTËR I BRENDSHËM NË KOSOVË
Reklamë
“Sot rreth orës 7:40 ka ndodhur një sulm ndaj Policisë së Kosovës, e cila ka qenë duke shkuar për të marrë ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm, tashmë i faktuar, me granatë dore dhe AK-47, si një akt terrorist, është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë, por edhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës”
Svecla sqaroi se grupe të ndryshme, në tri ditët e fundit, kanë kryer gjithsej katër sulme në atë zonë.
XHELAL SVEÇLA
MINSTËR I BRENDSHËM NË KOSOVË
“Tentim-sulmi i parë ka ndodhur duke vendosur iriqë metalikë në rrugën nacionale Sulmi i dytë ka ndodhur me gjuajtje me gurë. Sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku policia është gjuajtur me armë zjarri dhe sot janë goditur dy veturat që transportonin zyrtarë policor në pikat kufitare”
Sipas ministrit, sulmet kanë ardhur si pasojë e goditjes së grupeve të organizuara kriminale në që mbështeten drejtpërdrejt nga Serbia.
XHELAL SVEÇLA
MINSTËR I BRENDSHËM NË KOSOVË
“Tashmë po shihet që angazhimi serioz i institucioneve të Kosovës, por posaçërisht i Policisë së Kosovës, që të vendosë rend dhe ligj në çdo cep të Kosovës, është bërë pengesë për Serbinë, për grupe të caktuara, të cilat mbështeten drejtpërdrejt nga Serbia dhe realisht ua prish planet të gjithë atyre, të cilët Kosovën e kanë parë potencialisht si çerdhe të krimit të tyre dhe si vazhdimësi të krizave tjera”
Nuk është ende e qartë nëse ka pasur të lënduar por ministri i Brendshëm, njoftoi se me ceshtjen po merret Prokuroria Speciale.
Në katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposavici, Zubin Potoku dhe Zveçani janë të banuara nga minortetet serbe, ndërsa shpesh herë behen shkak i përplasjeve mes ty vendeve.




