Kryeministri Edi Rama ka dhënë së fundmi një intervistë për median austriake, ku ka folur për rrezikun e mundshëm që i kanoset Ballkanit Perëndimor pas agresionit rus në Ukrainë.

 

Për “Die Presse”, Rama është shprehur se në pjesën e Ballkanit, tradicionalisht Rusia ka pasur ndikim, e për rrjedhojë sipas tij, të kërcënuara ndihen të gjitha shtetet.

 

Ai është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Sepse në pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka një ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republikën Srpska në Bosnje-Hercegovinë”, tha Rama.

 

Kryeministri shtoi se po bëhet çdo përpjekje për të mbajtur sa më larg kërcënimet e Rusisë në Ballkan, por shton se Serbisë nuk duhet t’I nënshtrohet më presion për të sanksionuar Moskën.

 

“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, sepse pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë. Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia tashmë ka mbajtur qëndrim. Nuk duhet të harrojmë se Beogradi tashmë ka votuar tre herë kundër Rusisë në OKB. Kjo është një surprizë e madhe. Është gjithashtu një shenjë se ka një vullnet të fortë në Beograd për t’u integruar në BE”, tha Rama .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *