E premte, 9 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:10 Në vijim ora 14:10: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Serbia: Mos luani me sigurinë! Beogradi kërkon sqarime për marrëveshjen Shqipëri-Kosovë-Kroaci në fushën e mbrojtjes

Pas nënshkrimit në Tiranë një ditë më parë të deklaratës së përbashkët në fushën e mbrojtjes, mes vendit tonë, Kosovës dhe Kroacisë, ka reaguar Serbia.

Beogradi thotë se ky është një provokim i hapur ndaj tij dhe shpërfillje ndaj realitetit në terren.

Reklamë

“Ne presim përgjigje urgjente nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e vërteta të kësaj loje të rrezikshme të sigurisë. Serbia nuk do të lejojë veprime të njëanshme që mund të rrezikojnë integritetin tonë territorial, sigurinë e qytetarëve dhe paqen në rajon”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme serbe.

Sipas Serbisë, e cila nuk e njeh shtetin dhe institucionet e Kosovës, deklarata trepalëshe e bashkëpunimit ishte rezultat i një strategjie që synon izolimin e Serbisë.

Reklamë

Ministrat Vengu, Maqedonci dhe Anušić thanë se bashkëpunimi synon forcimin e aftësive mbrojtëse të tre vendeve, zhvillimin e industrisë dhe teknologjisë së Mbrojtjes, si dhe përmirësimin e ndërveprimit ushtarak në rajon.

“Gjithashtu, Shqipëria dhe Kroacia do të punojnë ngushtësisht për unifikimin e qëndrimeve politike në mbështetje të aspiratave të qytetarëve të Kosovës për integrim të plotë në strukturat rajonale dhe euroatlantike”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Mbrojtjes./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë