E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Serbia dhuron 1 milionë euro për rindërtimin e “Notre Dame”

Ndryshe nga vendet e tjera të Ballkanit të cilat kanë kontribuuar me shuma simbolike parash për rindërtimin e Katedrales së djegur Parisit, qeveria e Serbisë ka vendosur te kontribuoje me një milion euro për rindërtimin e katedrales “Notre Dame”.

 

“Donacioni konfirmon miqësinë tonë shekullore me popullin francez. Beogradi shpreson se ky simbol i qytetërimit francez dhe i botës do të rindërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thuhet në deklaratën e qeverisë serbe.

 

Reklamë

Por, dhurimi i një shume kaq të madhe parash për Francën ka pasur jehonë në mediat franceze, të cilat zbulojnë dhe arsyet që fshihen pas këtij veprimi të Beogradit zyrtar. Sipas tyre shuma e madhe dhurohet për të mbuluar skandalin e pak ditëve më pare te portaleve pro-qeveritare serbe.

 

Pas djegies së katedrales në Paris,  mediat e Beogradit “Alo” dhe “Informer” kishin shkruar se zoti i dënoi francezët pasi kishin ngritur flamurin e Kosovës në atë katedrale. Artikulli u hoq vetëm disa minuta pas postimit por kishte bërë jehonë në gjithë botën. Pas heqjes se artikullit Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç siguroi se te gjithë qytetaret e vendit te tij ishin trishtuar nga zjarri.

Më shumë video

Reklamë