E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Serbët festojnë Vidovdanin/ Përkujtimi i betejës së 1389 nuk shënon incidente

Serbët u mblodhën në Manastirin mesjetar të Gracanicës në Kosovë për të festuar Vidovdanin.

 

Reklamë

Ndryshe nga vitet e tjera kur serbët e kanë festuar në Gazimestan, 10 klometra larg Prishtinës, për shkaqe sigurie, këtë vit ata zgjodhën një tjetër vendodhje.

 

Qytetarë serbë nga Kosova, Serbia dhe vende të tjera e nisën manifestimin rreth orës 7 të mëngjesit për ta mbyllur atë pa incidente rreth mesdites.

 

Policia e Kosovës dhe KFOR siguruan mbarëvajtjen e festës pavarësisht disa parruulla nacionaliste e provokuese të  tubuesve serbë.

 

I pranishëm për fëestimet e Vidovdanit ishte edhe djali i presidentit serb,  danilo Vucic i cili mbante veshur një bluzë me mbishkrimin “Dorëzimi nuk është opsion”.

 

Vidovdani është një festë fetare, e organizuar nga Kisha Ortodokse Serbe, si përkujtim të Betejës kundër ushtrisë së Perandorisë Osmane, në vitin 1389.

Vazhdo të lexosh

Reklamë