Selena Gomez nuk bën hapa pas. Ja çfarë ka vendosur të bëjë pas ndarjes nga Justin!

Selena Gomez është gati ta lërë pas të shkuarën dhe të kthehet të gjejë dashurinë e vërtetë pas ndarjes nga Justin, e mbi të gjitha të dojë më shumë veten.
“Selena ka një plan se si të kalojë dashurinë për Justin dhe eshtë duke përgatitur një të ardhme pa të. Ajo po e vë veten në vënd të parë dhe ka si prioritet të arrijë të bëhet versioni më i mirë i vetes saj, në këtë mënyrë të tërheqë edhe një mashkull pas vetes.
Ajo po bën shumë qejf kohët e fundit dhe po vë në vend të parë shëndetin e saj fizik dhe mendor” u shpreh një burim për HL.
Këngëtarja është e fokusuar tek shëndeti, duke u ushtruar në palestër e duke ngrënë shëndetshëm dhe një nga motivimet kryesore është edhe kreativiteti dhe puna e saj që po e ndihmojnë 26 vjeçaren të ecë përpara.




