E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 5 minuta më parë
Kronikë

Sekuestrohet makina e kushëririt të Ervis Martinajt, policët gjetën armë dhe bllokues valësh, në kërkim një person

Policia ka reaguar pas kontrolleve mbrëmjen e djeshme në Sauk. Në një njoftim bëhet me dije se nga kontrollet në makinë janë gjetur dhe sekuestruar  2 armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), me krehra dhe sasi municioni luftarak, si dhe një bllokues valësh.

Rezulton se ky automjet është në pronësi të Emiljano Ninës, kushëriri i të shumëkërkuarit të drejtësisë, Ervis Martinaj.

Përgjatë gjithë natës ka pasur kontrolle në zonën e Saukut me qëllim kapjen e Hatos,   Emiljano Ninas dhe O.GJ por pa sukses.

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, dhe Komisariati i Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat:

Reklamë

▪️Në rrugën “Xhabrahimi”, Sauk i Vjetër, shërbimet e Policisë, kanë gjetur në parkingun e një pallati, automjetin në pronësi të shtetasit E. N., 28 vjeç, (aktualisht ndodhet në paraburgim të IEVP 313, Tiranë), i cili dyshohet se përdorej nga shtetasi O. Gj., 37 vjeç.

Brenda automjetit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri (një pistoletë dhe një automatik), krehra dhe sasi municioni luftarak si dhe një bllokues valësh.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin E. N., dhe po punohet për kapjen e shtetasit O. Gj. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë