Subscribe

Policia e Elbasanit ka sekuestruar arsenal armësh, të cilat dyshihet se mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale.

 

Në kuadër të operacionit “Start 2022”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: S. D., 21 vjeç, banues në Peqin. Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për krime kundër personit; A. Ç., 43 vjeç, banues në Peqin, i dënuar më parë për vjedhje; M. D., 20 vjeç, banues në Peqin. Si dhe u shpall në kërkim, shtetasi E. T., 20 vjeç, banues në Peqin.

 

Uniforma blu, në lagjen ”Xhami” të qytetitit të Peqinit, në një magazinë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e një arsenali armësh, konkretisht një kallashnikov, dy pistoleta, një armë gjahu shotgun, një thkë, një bajonetë, një grantë difensive, një ndezës, municion luftarak, dy palë targa, një sasi të vogël lënde narkotike dhe fara kanabisi.

 

Në vijim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit e mësipërm, të cilët dyshohet se janë poseduesit e armëve, pasi në momentin që kanë parë policinë dyshohet se kanë tentuar të fshehin armët në vendin ku u gjetën nga shërbimet e policisë.
Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti “Opel Frontera” dhe 1 aparat celular.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se armët e zjarrit mund të jenë përdorur në ngjarje kriminale kundër jetës dhe pronës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *