Policia e Durrësit ka vijuar edhe këtë të premte aksionin për lirimin e hapësirave publike të zëna në disa zona të bregdetit.

 

Në vijim të operacionit “Plazh i lirë”, janë sekuestruar 183 shezlongë dhe çadra që ishin vendosur pa autorizim në plazhin Sektor Rinia dhe janë proceduar penalisht 2 administratorë subjektesh ekonomike, që kishin zënë hapësirën në plazh, në kundërshtim me ligjin.

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Plazh i lirë”, kanë vijuar kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim lirimin e hapësirave publike, të zëna në kundërshtim me ligjin.Si rezultat, u konstatuan 2 raste të tjera të kësaj paligjshmërie, për të cilat u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, për 2 administratorë subjektesh ekonomike, konkretisht për shtetasit:-E. B., 35 vjeç, pasi kishte vendosur 42 shezlongë dhe 21 çadra, pa lejen përkatëse; -F. Gj., 46  vjeç, pasi kishte vendosur 80 shezlongë dhe 40 çadra, pa lejen përkatëse.Shezlongët dhe çadrat u sekuestruan nga shërbimet e Policisë. Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *