Subscribe

32 persona kanë rënë në pranga në Vlorë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”.

Vetëm sot, janë ndaluar 11 persona, ndërsa goditja ndaj shpërndarësve është bërë gjatë muajve dhjetor 2023 dhe janar 2024.

Lexo edhe :

Related Posts

Policia ka sekuestrua 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë, armë, municione luftarake dhe makina e telefona.

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar antidrogë të koduar “Tempulli 2”, janë vënë në pranga 32 shtetas.

Në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar ditën e sotme, janë ndaluar për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, 11 shtetas.

Po në kuadër të këtij megaoperacioni të zhvilluar më herët, gjatë muajve dhjetor 2023 – janar 2024, në qarkun Vlorë janë vënë në pranga 21 shtetas, për veprën penale “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”.

Gjatë megaoperacionit “Tempulli 2”, janë sekuestruar:

* 503 kg kanabis, 3190 doza kokainë, 408 doza heroinë;

* 35 000 lekë, 400 euro;

* 2 armë gjahu, një sasi municioni luftarak, 8 peshore eletronike;

* 12 automjet dhe 45 aparate celularë”, njofton policia./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *