E premte, 13 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Sekuestrohen bimë kanabis në Vlorë, procedohen dy persona

Dy persona janë proceduar penalisht nga policia e Vlorës me akuzën e shpërdormit të detyrës.

 

Shtestasit e proceduar janë P. S., 49 vjeç, banues në fshatin Gjormë, me detyrë kryeplak i këtij fshati; dhe A. V., 56 vjeç, banues po në fshatin Gjormë, me detyrë inspektor i Drejtorisë së Pyjeve dhe Kullotave në Bashkinë Selenicë.

 

Reklamë

Dy shtetasit u proceduan penalisht pasi në kuadër të operacionit kundër kultivimit të lëndëve narkotike, që policia zhvilloi në një zonë të pyllëzuar në fhsatin Gjormë të martën gjeti e sekuestroi 40 fidanë kanabis.

 

Ndërkohë që po vijon kontrolli masiv i territorit me qëllim identifikimin dhe kapjen e personave që kanë lidhje me ngjarjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë