97 kg kanabis u sekuestruan nga policia ne Kukës dhe Kakavije, ndërsa 7 persona u arrestuan si posedues te saj. Ne qytetin verior, antidroga zhvilloi dy aksione, ku hashashi u zbulua i fshehur ne dy automjete. Ne pranga ranë Shaqir Duraku, Albulena Berisha, Alban Ibra dhe Ismail Ibra. Ne kontrollet e shtëpive te tyre u gjeten dhe municione. Edhe ne Kakavije, policia kufitare zbuloi nje sasi kanabisi te fshehur ne pjesën e motorit te një makine. Tre personat ne automjet, shoferi Paulin Brahimi dhe dy pasagjerët, Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi, banore te Gjirokastrës, u arrestuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *