Dy apartamente dhe dy automjete, me vlerë 287 mijë eurom në pronësi të Artan Lekës, janë sekuestruar.
Artan Leka rezulton i dënuar në Itali me 9 vite burg dhe 60 mijë euro gjobë për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në kuadër të një hetimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, ekzekutuan gjatë operacionit “Origjina”, vendimin e Gjykatës së Tiranës, për sekuestrimin e 2 apartamenteve dhe 2 automjeteve në pronësi të shtetasit A. L., 53 vjeç”, njoftoi policia.
4 pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali./vizionplus.tv





