Vendi
Sekuestrohen 3 ton kanabis në Mirditë, 15 të arrestuar

Policia dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërmarrë një operacion të madh në qytetin e Rrëshenit. Zyrtarisht, policia konfirmon se është zbuluar një magazinë brenda së cilës është gjetur një sasi e madhe në proces tharje.
Nga ana tjetër, burimet thonë se deri tani bëhet fjalë për afro tre ton kanabis. Kjo është godina ku ndodhej sasia e lëndës narkotike. Ajo i përket ish-Pularisë se Vjetër të Rrëshenit dhe është 300 metra larg qendrës së qytetit. Operacioni i policisë në qarkun Lezhë ka rezultuar me shoqërimin e 15 personave që dyshohen si të përfshire në këtë aktivitet. Mësohet se i përfshire në aktivitetin kriminal është edhe një biznesmen.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




