Gjatë kësaj jave forcat e policisë kanë bllokuar  24 mjete lundruese në kuadër të operacionit për garantimin e sigurisë në të gjitha plazhet e vendit.

Aksioni i policisë është shtrirë nga Velipoja deri në Ksamil dhe janë sekuestruar 15 motorrë uji, 5 skafe dhe 4 gomone.

6 mjete lundruese janë bllokuar pasi kanë thyer perimetrin e sigurisë të vendosur për të mbrojtur pushuesit. Për drejtuesit e tyre janë vendosur edhe gjoba prej 100 mijë lekësh.

Ndërsa për drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, përveç bllokimit, janë vënë edhe gjoba prej 10 mijë lekësh, pasi u mungonte dokumentacioni.

Ndërkohë, forcat e policisë detare nga Velipoja në Ksamil jane përfshirë edhe në operacione shpëtimi  duke ndihmuar 4 pushues që ishin në rrezik./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *