E enjte, 8 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekpozuarit (Live) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Hudënishti” kap 23 kg kanabis, pranga policit dhe bashkëpunëtorit të tij (Emrat)

Policia e Pogradecit ka arrestuar dy persona, ndërsa ka shpallur në kërkim tre të tjerë nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.

 

Reklamë

Pas një hetimi dymujor u finalizua operacioni “Hudënishti” dhe u sekuestrua 23 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa.

 

Reklamë

Sasia e drogës ishte e ndarë në pako, dhe sipas policisë ishte e destinuar për trafikim jashtë vendit.

 

Në pranga përfunduan Rexhep Toshi 44 vjeç, banues në Tiranë, dhe Blenard Vathi, 35 vjeç. Ky i fundit, punonjës i Forcave të Ndërhyjës së Shpejtë në kryeqytet.

 

Në bazë të informacioneve, gjatë periudhës hetimore  dymujore rezultoi se te arrestuarit e të shpallurit në kërkim ushtronin aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Vazhdo të lexosh

Reklamë